MENU
klinika

Skandal në Itali

Serbët ndërpresin ndeshjen prej flamurit të Shqipërisë

12.10.2019 - 18:31

Një situatë paradoksale është verifikuar në fushën e Orzinuovi-t, krahinë e Brescia-s, ku po zhvillohej një miqësore mes “Dallëndysheve” të Serisë A dhe ekipit serb të Vojvodinës.

Pas 30 minutave lojë, arbitri ka qenë i detyruar të ndërpresë ndeshjen kur rezultati ishte 2-0 në favor të vendasve (golat e shënuar nga Donnaruma dhe Bisoli), sepse lojtarët e Vojvodinës kanë braktisur fushën në shenjë proteste pas kartonit të kuq të marrë nga një prej lojtarëve të ekipit mik, i cili ishte në stol.

Loja është ndërprerë për 15 minuta, mes vërshëllimave të publikut, deri kur presidenti i serbëve ka detyruar lojtarët e tij të ktheheshin në fushën e lojës. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-1 dhe është dukur sikur më e keqja kishte kaluar.

Nuk ka qenë kështu, sepse disa tifozë serb janë future në fushë në minutën e 52-të për shkak se kanë parë në anën tjetër të stadiumit disa flamuj të Shqipërisë. Në fushë ka shpërthyer kaosi dhe arbitri ka vendosur të ndërpresë përfundimisht ndeshjen, që nuk mund të konsiderohej më një miqësore. Lojtarët, të tronditur, kanë hequr fanellat dhe kanë shkuar në dhomat e zhveshjes.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festoi golin ndaj Kroacisë

Serbët tërbohen nga shqiponja e Ramos

Feston me shqiponjë

Rashford tërbon serbët!