MENU
klinika

Largimi i trupave nga zona

SHBA ‘dritë jeshile’ për operacionin e Turqisë në Siri

07.10.2019 - 11:56

Shtëpia e Bardhë ia ka dhënë “dritën jeshile” operacionit ushtarak të Turqisë në veri të Sirisë, duke i larguar forcat amerikane nga kjo zonë.

Ky ndryshim i madh në politikën e jashtme i lë të vetmuar aleatët e deritashëm të Shteteve të Bashkuara, kurdët.

Forcat kurde e kanë udhëhequr fushatën kundër ISIS-it në rajon, por ndryshimi i pozicionimit të Shteteve të Bashkuara, i cili erdhi pas një bisede me telefon me presidentit amerikan dhe homologut të tij turk, nënkupton që Turqia do t’i marrë përsipër edhe luftëtarët e burgosur të ISIS-it, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Ky vendim është ndryshimi më i ri në një valë ndryshimesh të bëra nga administrata e presidentit Trump, e cila po përballet me akuza në politikën e brendshme, dhe duket se vendimi i fundit nuk është marrë përmes këshillave të diplomatëve që merren me çështjen e Sirisë.

Në gusht, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia arritën marrëveshje për krijimin e një zone sigurie në pjesën veriore të Sirisë, përmes së cilës forcat kurde, të cilat mbështeten nga amerikanët, do të tërhiqeshin nga zona kufitare mes Sirisë dhe Turqisë.

YPG përbënte pjesën më të madhe të aleancës së Forcave Demokratike Siriane (SDF), e cila ndihmoi SHBA-në të mundte Shtetin Islamik (IS) në Siri. Por Turqia e konsideron YPG një kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.

Bisedimet midis Ankarasë dhe Uashingtonit për krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë nuk kanë dhënë rezultat, përfshirë një vizitë tre-ditore në Ankara muajin e kaluar nga i dërguar amerikan për Sirinë, James Jeffrey.