MENU
klinika

Ishte parashikuar të mbahej sot

Shtyhet seanca për dosjen ‘Habilaj’, nuk formohet trupa gjykuese

01.10.2019 - 20:48

Krimet e Rënda kanë shtyrë seancën për grupin kriminal ‘Habilaj’. Seanca ishte parashikuar që të mbahej ditën e sotme por është shtyrë për shkak se nuk është formuar trupa gjykuese e kësaj seance.

Grupi Habilaj është prej disa vitesh nën hetim dhe mbi personat e përfshirë rëndojnë akuzat për veprat penale ‘trafikim i narkotikëve’ në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal’, ‘Grup i strukturuar kriminal’, Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale’.

Për këtë dosje Krimet e Rënda kanë marrë të pandehur Moisi Habilajn, Florjan Habilajn, Armando Koçerrin, Fatmir Minajn, Nezar Seitin, Sabaudin Çelën, Tigrens Mezurajn, Maridjan Sulajn dhe Armando Sulajn.

Në këtë dosje u përfshi edhe emri i ish minitrit të brendshëm Saimir Tahiri. Por për Tahirin, pas dy vite hetime, nga nëntori i 2017-ës, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, një vendim prej të cilit, ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Gjykata e dënoi Tahirin me 5 vite burg për këtë akuzë të re që në gjuhën juridike quhet, kualifikim i veprës penale: Shpërdorim të detyrës. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3.4 vite burgim. Edhe këtë dënim, gjykata vendosi ta konvertojë në 3 vite shërbim prove, periudhë në të cilën ish-ministri nuk duhet të kryejë asnjë vepër penale. Po ashtu, për 3 vite, ish-ministri Tahiri nuk duhet të ushtrojë funksione publike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dënohet vetëm për shpërdorim detyre

Gjykata merr vendimin. Dënohet Saimir Tahiri!