MENU
klinika

Drejtuesit 'tërbohen' me trajnerit

Solskjaer drejt shkarkimit/ Allegri pranë Manchester United

07.10.2019 - 20:33

E ardhmja e Ole Gunnar Solskjaer në stolin e Manchester United është një fije të perit.

Humbja e fundit ndaj Newcastle i ka hedhur benzinë zjarrit me drejtuesit e Djajve të Kuq që po mendojnë për pasuesin e norvegjezit.

9 pikë të grumbulluara në 8 javë janë shumë pak për një skuadër si Manchester United dhe në orët e ardhshme Solskjaer mund të shkarkohet zyrtarisht.

Emri i parë në listën e dëshirave të drejtuesve të United është ish-trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri i cili gjatë kësaj periudhe ka bërë një kurs intensiv për të mësuar gjuhën angleze.