MENU

Video

Takimi në Serbi, Vuçiç batuta me Ramën: Edi is the guy!

10.10.2019 - 10:35

Pas takimit për ‘Shengenin Rajonal’, liderët e tre vendeve të Ballkanit kanë bërë një xhiro në shëtitoren e Novi Sad, Serbi.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeminisrja serbe Ana Bërnabiç dhe presidenti Aleksandër Vuçiç duken mjaft të qeshur në shëtitjen e tyre, teksa kamerat i kanë ndjekur këmba-këmbës.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as batutat mes tyre. Gazetarët e kanë pyetur Vuçiçin se çfarë do të thotë ky takim për Ballkanin.


Lideri serb e ka nisur me një batutë për Ramën. “Edi is the guy…”, shprehet Vuçiç duke ja dhënë më pas fjalën Ramës, i cili pasi buzëqesh shton:

“Eshtë mahnitëse që jemi të gjithë këtu, duke u përpjekur të çojmë përpara atë që është thënë shpeshherë në raste të ndryshme së bashku me miqtë tanë europianë”.