MENU
klinika

Takimi i presidentëve

Tirana bashkëpunon me klubin e Serie B në Itali

28.10.2019 - 11:50

Zyrat e klubit të Tiranës i ka vizituar presidenti i klubit të Ascoli-t, skuadër që militon në Serie B, por që gjendet mes pretendentëve për t’u ngjitur në elitën e futbollit italian në edicionin e ardhshëm.

Carlo Neri ishte i pranishëm në zyrat e bardhebluve në “Selman Stërmasi”, ku është takuar me Refik Halilin dhe ka diskutuar me të për mënyrën se si dy klubet mund të bashkëpunojnë nëpërmjet partneritetit në aspektin teknik dhe projekteve të përbashkëta.

Klubi italian kërkon të ketë sa më shumë shikueshmëri ndërkombëtare e lidhje me kampionate ku mund të gjej futbollistë me kosto të ulët, ndërsa pala shqiptare padyshim do të përfitonte shumë sa u përket huazimeve të futbollistëve cilësorë nga Serie B, apo edhe duke pasur një partner preferencial në transferimin e elementëve të spikatur të saj jashtë Shqipërisë.

Këto kanë qenë disa nga temat që janë diskutuar në këtë takim mes dy presidentëve, ku është arritur akordi parimor për të bashkëpunuar në projekte të ndryshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN