MENU
klinika

Protesta te “Astiri”

U ndaluan pas protestës te Unaza, gjykata: Detyrim paraqitje për 3 banorë

14.10.2019 - 18:32

Policia ka shoqëruar në polici disa protestues, menjëherë pas përfundimit të protestës të banorëve te Unaza e Re.

Gjykata ka dhënë sot masën e detyrimit të paraqitjes pë 3 banorë. Gjykata vendosi detyrim paraqitje për shtetasin Tomorr Gjata, Edurd Ferratin dhe Ruzhdi Dacin.

Kujtojmë se dje policia ka shoqëruar në komisariat edhe ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu.

Në lidhje me shoqërimin e Balliut, ka pasur një sërë reagimesh nga politikanë të opozitës, ndër të tjera edhe nga kreu i demokratëve Lulzim Basha.