MENU
klinika

Festivali Ndërkombëtar nis

Xhaz mbrëmjeve në Tiranë

07.10.2019 - 17:24

     Tashmë është traditë. “Jazz in Albania” çel siparin në Tiranë. Festivali ndërkombëtar sjell tetë grupe muzikore nga e gjithë bota, që do të jenë pranë publikut të Tiranës, për pesë net. Për mediet, drejtori i këtij festivali, Besim Petrela, ka theksuar se në fokus janë veçanërisht, të rinjtë.

 

 

 

Për të tetin vit radhazi, “Jazz in Abania” sjell për publikun, artistë nga e gjithë bota. Grupet e muzikës xhaz nga Franca, Hungaria, Italia, Sllovakia, Izraeli, Turqia, Japonia edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për pesë ditë me radhë do të luajnë muzikë xhaz. Organizatorët e këtij festivali Besim Petrela edhe Gent Rushi, premtojnë gjatë këtyre koncerteve larmi stili edhe individualitete artistike, xhaz kualitativ, uorkshope, por edhe shkëmbimin e përvojave mes të rinjve.

Ky edicion është fokusuar, jo vetëm në koncertet që do të zhvillohen, por edhe në uorkshopet që artistët do të zhvillojnë edhe me të rinjtë. Jemi fokusuar edhe në edukimin e brezit të ri, me muzikën xhaz”, – shprehet Petrela, drejtuesi i këtij festivali.

Të pranishëm në koncert, do të jenë artistë, si: Mike del Ferro, Enzo Favata, Maxime Bender dhe Mattan Klein.

 

 

Është kënaqësi që të kemi një përfaqësim kaq të gjerë nga pikëpamja gjeografike, me muzikantë, duke filluar që nga lindja e largët, deri në Shtetet e bashkuara të Amerikës” – shprehet kompozitori, Gent Rushi.

Koncertet, mund t’i ndiqni në sallën e koncerteve “Tonin Harapi”, në ambientet e Liceut Artistik, si dhe në sallën “Blax Box”, në Universitetin e Arteve, nga 8-12 tetor. Shijojeni!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jazz 'pushton' Shkodren

“Shkodra Jazz Festival”

"Bulevardi i Korçës"

Jazz, rock dhe pop!