MENU
klinika

Batuta me Kujtim Gjuzin

‘Zbatoje ose hap krahun’/ Rama përgjigje Bashës: Kush je ti?

03.10.2019 - 12:41

Opozita e bashkuar i ka dorëzuar një plan për reformën zgjedhore kryeministrit Edi Rama dhe përfaqësuesve të tij e një ditë më parë kreu i PD Lulzim Basha i dha një mesazh përmes mediave shefit të qeverisë:

zbatoje ose hap krahun se e zbatojmë ne”.

Por këtyre deklaratave kryeministri i ka dhënë përgjigje sot nga foltorja e Kuvendit duke i thënë:

Thonë hap krahun, po unë s’kam parë, kjo është pastaj ca të them se unë vet s’di ti jap makinës, kjo dihet, i thotë një këmbësoii që rri te hija e fikut makina hap krahun, ta kemi dhënë planin zbatoje me cfarë dekreti hyjnor e ke marrë të drejtën të më cosh mua planin, kush je ti, ca përfaqëson? Ata që përfaqëson i ke lënë në rrugë.

Megjithatë ata janë të mirëpritur, unë ju kam të gjithëve njësoj juve këtu e ata atje madje për ata kam pak më shumë dhimbjen e kujdes se janë në një hall më të madh, ju keni hallin e Evropës”.

Batuta me Kujtim Gjuzin

Sakaq, nga vendi deputeti Kujtim Gjuzi fliste, por Rama e ka kaluar me këtë batutë:

“Ai atje ka hallin e monarkisë, por janë halle luksoze në krahasim me hallet e tyre, kshq hallet tuaja luksoze mbajini vet, se erdhi se nuk erdhi monarkia ti je mbret nuk të lëviz njeri nga froni je mbret pa mbrëtëri, por mbret je. Naltmadhni ulu, ulu se jemi akoma në Republikë”.

Lejuan personin e tretë misterioz në makinën e viktimave të largohej

Masakra në Dobraç/ Gjykata jep vendimin për 4 efektivët e “Shqiponjave”

“E gjithë Shqipëria në Tiranë!”

Berisha njofton protestën e radhës

Ministrja Manastirliu: Më shumë se një thesar fjalësh!

Prezantohet “Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe”