MENU
klinika

Bavarezët kthehen me këmbë në tokë

Zhgënjen Bayern/ Dortmund e pëson në fund!

05.10.2019 - 17:54

Bayern Munich është mposhtur në Allianz Arena me rezultatin 2-1 nga Hoffenheim.

Skuadra e Kovac ka zhgënjyer pas triumfit të madh në Champions, duke u rikthyer me këmbë në tokë në kampionat. Megjithatë, kampionët në fuqi ruajnë vendin e parë në renditje me 14 pikë nga 7 javët e para.

Pas një pjese të parë të dobët nga Bayern që megjithëse ka kontrolluar lojën nuk ka arritur të krijojë shumë mundësi shënimi, miqtë kalojnë në avantazh në minutën e 54’ me Adamyan.

Lewandowski barazon për vendasit në minutën e 73’, por ishte sërish Adamyan ai që riktheu avantazhin për Hoffenheim.

Ndërkohë Borussia Dortmund nuk ka arritur të shfrytëzojë në maksimum këtë hap fals të bavarezëve teksa ka barazuar 2-2 me Freiburg.

Miqtë kanë qenë dy herë në avantazh, por një gol i minutave të fundit nga vendasit ka bërë që Dortmund të largohet me vetëm një pikë nga stadiumi.

Me këtë rezultat, Dortmund ngjitet në vend të dytë me 14 pikë, aq sa Bayerni i vendit të parë.