MENU
klinika

Serie A, java 12

Juve fundos Milanin, hapet një çështje “Ronaldo”

10.11.2019 - 22:40

Juventus nuk fal! Pavarësisht se vuan ndonjëherë për të marrë fitoren, ndoshta edhe me fat, kampionët në fuqi arrijnë të fitojnë, si sonte ndaj Milanit, me rezultatin 1-0. Festë në “Allianz Stadium”, ndërsa kuqezinjtë në krizë totale.

Pjesa e parë ka qenë shumë e luftuar, por Juventus nuk ka pasur atë supremacinë e kampionit. Për pasojë, pjesa e parë është mbyllur pa gola, duke lënë të hapur gjithcka për të dytën.

Në minutën e 55’ trajneri Sarri vendos të zëvendësojë Ronaldon me Dybala. Portugezi del nga loja duke tundur kokën e mërmëritur dhe futet në tunel pa përshëndetur askënd. Tashmë ka një çështje në kampin bardhezi.

Por trajneri Sarri mund të justifikohet, pasi ishte Dybala që në 77’ shënoi golin e fitores. Një sukses që e ringjit Juven në krye, duke u bërë skuadra e vetme në kampionet prestigjoze europiane që nuk humb në të gjitha kompeticionet.

Milan precipiton në vendin e 14-të dhe tashmë rrezikon edhe rënien nga Serie A, nëse do të vijojë me këto paraqitje. Europa është shumë larg dhe për kuqezinjtë do të ishte dështimi i radhës.