MENU
klinika

Serie A, java 12

“Poker” golash dhe 4 fitore radhazi, Lazio e treta

10.11.2019 - 17:04

Lazio si duket është përqendruar këtë sezon te kampionati, për të kapur minimalisht Champions League. Pas humbjes në mesjavë me Celtic, sot Lazio mposhti 4-2 Leccen në “Olimpico”. Një sukses që ngjit bardhekaltrit të tretët.

Në fillim ka shënuar Correa në 30’, por miqtë kanë barazuar në 39’ me Lapadula dhe pjesa e parë ka përfunduar në 1-1. Lazio do të kalonte në avantazh në 62’ me anë të Milinkovic-Savic.

Më pas do të ishte radha e Immobiles, që në 77’ shndërron në gol një penallti. Sulmuesi italian ngjitet në kuotën e 14 golave dhe vetëm Lewandowski  (16) ka bërë më mirë në Europë. Corea do të përforconte suksesin në 4-1 në 80’.

Goli i Lecces në 85’ me La Mantia thjesht ka ngushtuar diferencën. Në dy ndeshjet e tjera të orës 15:00, Sampdoria ka ndaluar Atalantën 0-0, ndërsa po me këtë rezultat përfundon edhe Udinese-Spal.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN