MENU
klinika

La Liga, java 14

Barcelona vuan, por fiton me përmbysje

23.11.2019 - 14:52

Ka vuajtur jo pak Barcelona në transfertën e sotme ndaj Leganes. Katalanasit kanë fituar 2-1 me përmbysje. Një sukses që mban Barcelonën në krye të renditjes.

Vendasit kanë befasuar në fillim të ndeshjes. En Nesyri ka vepruar mirë në zonë dhe ka shtangur portierin ten Stegen, që ka mbetur vetëm duke parë topin në rrjetë.

Barcelona ka barazuar rezultatin ndaj Leganes për 1-1 në 53’. Lionel Messi ka krosuar mirë drejt zonës, ndërsa Suarez fal me një goditje me kokë për të barazpeshuar shifrat.

Përmbysja e miqve ka ardhur në minutën e 81’ me Vidal, që u fut në lojë në pjesën e dytë në vend të Griezmann. Në fund, vendasit janë përpjekur për të marrë një pikë, por Barcelona mban avantazhin, madje mund të kishte thelluar.