MENU
klinika

Paralajmëron eurodeputeti

Verhofstadt: BE ose të ndryshojë, ose të vdesë!

18.11.2019 - 18:27

Një nga politikanët më të njohur të Bashkimit Evropian, Guy Verhofstadt, ka thënë se BE duhet të ndryshojë ose rrezikon shkatërrimin, në Berlin sot.

Duke folur me drejtuesit e biznesit, koordinatori i Brexitit i Parlamentit Evropian tha se Bashkimi duhet të trajtojë çështjet e migracionit, stabilitetit financiar dhe inovacionit, në mënyrë që të mbijetojë.

Verhofstadt, tha se rregullat e brendshme të BE-së duhen të thjeshtohen, në mënyrë që ekonomia evropiane të tejkalojë konkurrentët e saj.

Ai tha se, aktualisht, sistemi demokratik i ngadaltë i BE-së është duke penguar inovacionin dhe duke detyruar kompanitë dixhitale, sektorin e teknologjisë dhe industrinë e energjisë të lëvizin drejt tregjeve të tjera. Ai gjithashtu vuri në dukje se ndërsa SHBA ndërmori veprime të menjëhershme për të forcuar ekonominë e saj pas krizës së vitit 2008, ndarjet e brendshme në BE tregojnë që veprime të ngjashme në kontinent kanë qenë të ngadalta.

Ai shtoi se BE, ashtu siç është krijuar aktualisht, “nuk është e aftë” të merret me krizën e migracionit që ka goditur kontinentin gjatë viteve të fundit.

Verhofstadt paralajmëroi që, nëse këto çështje nuk zgjidhen në pesë vjet, ne do të dëgjojmë thirrje nga shtetet anëtare që duan të shkatërrojnë bashkimin dhe të largohen nga projekti evropian.

BE e di se duhet të reformohet: të zgjidhë krizën e migrantëve, të mbrojë më mirë ekonomitë më të vogla nga problemet financiare, të bëhet më demokratike dhe e përgjegjshme. Dhe, me ndihmën e Mbretërisë së Bashkuar, mundet.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për një tjetër aleancë

Liderat evropianë kundër populistëve

Fati i Evopës në duart e...

Dilema e madhe/ Makron apo Orban?!


Kërcënimet atomike të Moskës dhe kritika nga perëndimi

A do të kishte kuptim për Rusinë vënia në përdorim e armëve?

Dërgohen në vijën e parë të frontit të luftës

Zelensky, shkarkon disa nga gjeneralët e lartë!

Kush është njeriu që tërboi “dragoin”?

Kina fut Tajvanin në “rrethin e kuq”, bën provat e fundit