MENU
klinika

The Economist

Britania dhe BE do të jenë edhe më të afërta pas Brexit

04.11.2019 - 16:37

I madh, blu dhe prej gëzofi, përbindëshi Brexit me sy të egër ka ngacmuar Roterdamin për muaj me radhë.

Holandezët nuk janë të vetmit që ndihen të tronditur. Hollandezët tradicionalisht janë ndër aleatët më të afërt të Londrës. Megjithëse të mërzitur nga votimi i Brexitit, shumë shpresuan se Britania do të ndryshonte mendje.

Mark Rutte, kryeministri Hollandez ka pak më shumë respekt për Boris Johnson se për Theresa May. Ai vështirë se mund ta fshehë faktin se ai mendon se anglezët janë budallenj, vëzhgon Theodor Holman, një komentues holandez.

BE është e zemëruar me Britaninë. Procesi i Brexit është zvarritur më gjatë sesa pritej dhe harxhonte kohën e BE-së për gjëra të tjera.

Rutte iu bashkua Emmanuel Macron javën e kaluar duke u përpjekur që vonesa tjetër të ishte e shkurtër dhe, në rastin ideal, përfundimtar.

Britanisë iu dha kohë deri në fund të janarit. Por durimi po merr fund. Më 29 tetor Donald Tusk, presidenti në largim i Këshillit Evropian.

BE është e “ngopur” me bisedimet e Brexit dhe ka vendosur të mos e linte Britaninë të largohej me një marrëveshje më të mirë.

Të dyja këto gjëra mund të japin përshtypjen se Bashkimi Europian po kërkon një dobësim të lidhjeve të tij me Britaninë. Por nuk është kështu.

Britanisë i duhet një BE miqësore dhe BE ka nevojë për një Britani miqësore.

Duajeni mëkatarin, urreni mëkatin

Të gjitha këto tregojnë për katër zhvillime që mund të ndodhin në mjedisin aktual politik. Së pari, ndoshta BE do të aprovonte një zgjatje të katërt nëse alternativa do të ishte një largim i çrregullt. Së dyti, BE-ja do të bëjë gjithçka që mundet në negociatat për marrëdhëniet e saj në të ardhmen me Britaninë për të mbajtur lidhje të mira.

Së treti, për të gjitha zhgënjimet, të dyja palët mund të afrohen përsëri nëse Trump rizgjidhet.

Dera e BE-së, kurrë nuk do të jetë e mbyllur për një Britani që ndryshon mendimin e saj rreth Brexit, para ose pas largimit të saj.

Britania dhe Evropa kontinentale mund të përfundojnë më afër, në të ardhmen sesa tani.

Brexit ka qenë i vështirë për një arsye. Mbështetësit e Brexit dhe anglo-skeptikët kontinentale, mund të ëndërrojnë për një zgjidhje të thjeshtë, duke i lejuar të dyja palët të ndjekin rrugët e tyre të ndryshme.

Realiteti nuk ishte kurrë aq i thjeshtë. Asnjëherë nuk do të jetë.

The Economist

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?