MENU
klinika

Pjesa tjetër e familjes në spital

Gjyshja dhe mbesa nxirren të pajetë nga rrënojat

26.11.2019 - 12:45

Dy persona nxirren të pajetë nga një pallat në Thumanë. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjece dhe gjyshen e saj.

Raportohet se në këtë familje, kryefamiljari ndodhet në Greqi, ndërsa bashkëshortja e tij bashkë me djalin janë dërguar në spitalin e Traumës.

Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë të miturën me batanije, ndërsa familjarët kanë shpërthyer në lot.

Ndërkohë operacioni i kërkim shpëtimit vazhdon. Deri tani raportohet për 15 viktima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Lë nën rrënoja gruan dhe katër fëmijët

Shpëtoi për mrekulli/ Robert Cara del i gjallë nga banesa