Kanë përfunduar ndeshjet në dy grupet e Kategorisë së Parë. Korabi ka surprizuar edhe në një transfertë të vështirë në Shijak ndaj Erzenit, duke fituar 2-1 dhe mban kështu kreun e renditjes në Grupin A.
Besëlidhja nuk ia ka dalë në transfertën matjane, ku është likujduar nga Mitraj me dy gola. Dinamo-Kastrioti, supersda e grupit A, është planifikuar për nesër dhe ajo do ta ulë siparin e këtij “stacioni” të garës.
GRUPI A
Tërbuni-Egnatia 3-2
Shënues: Selenica 6’, Dushku 58’, Hyseni 70’ / Gjoka 69’, Jaupaj 94’
Shkumbini-Veleçiku 1-2
Shënues: Mustafaj 16’ / Banushaj 60’, Hoxhaj 90+1′
Burreli-Besëlidhja 2-0
Shënues: Mitraj 55’, 76’
Erzeni-Korabi 1-2
Shënues: Ramilli 45’ / Skuka 36’, Reci 52’
Dinamo-Kastrioti (nesër)
Në Grupin B ka pasur përplasje mjaft interesante e të forta, si Apolonia-Besa dhe Lushnja-Pogradeci. “Lagunarët” befasohen në shtëpi teksa janë mundur minimalisht nga Pogradeci, por e ruajnë kreun e grupit B Liqenorët kanë dy pikë më pak dhe pozicionohen të dytët pas kësaj përplasjeje të drejtpërdrejtë.
Besa ka flirtuar me tri pikët në Fier, deri në minutën e 89-të, por atëherë ka parë t’i ikë nga duart torja e çmuar. Barazimi duket pak ngushëllues për ambiciet e kavajasve.
GRUPI B
Lushnja-Pogradeci 0-1
Shënues: Alillari 45’
Turbina-Elbasani 1-0
Shënues: Levendi 94′
Iliria-Oriku 1-1
Shënues: Doci 56’ / Capoj 48’
Shënkolli-Devolli 0-1
Shënues: Paulo Ivani 6’
Apolonia-Besa 1-1
Shënues: Hysenshahaj 89′ / Cara 52’