MENU
klinika

Euro 2020

Kosova në Çeki për të shkruar historinë

14.11.2019 - 16:31

Kosova mbrëmjen e sotme ka mundësinë që të shkruajë një pjesë të historisë në futboll. Në rast se dardanët do të fitojnë sot në Çeki, shanset janë të mëdha për në Euro 2020, pasi do të duhet vetëm barazim ndaj Anglisë në sfidën e fundit në Prishtinë më 17 nëntor.

Kosova luan pa Muriqin, që nuk ia ka dalë dot të riaftësohet, por trajneri Bernard Shaland është i bindur se djemtë e tij do të bëjnë një ndeshje të madhe.

“Kemi mundësi të arrijmë kualifikimin, por na duhet një lojë perfekte, e jashtëzakonshëm, sepse kemi përballë një kundërshtar që gjithashtu do të kërkojë të njëjtën gjë. Ne jemi gati sepse ndryshe do të qëndronim në Prishtinë dhe nuk do të ishim këtu” – u shpreh Challandes.

Trajneri i Kosovës i ngacmuar nga gazetarët nëse do të donte një monument në rast kualifikimi, ka pohuar se e pret një gjë të tillë, por nuk e ka mendjen aty për momentin.

Në grupin ku bën pjesë Kosova, kryeson Anglia me 15 pikë, që në rast fitoreje sonte me Malin e Zi, siguron vendin e parë. Çekia ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Kosova vetëm një pikë më pas me 11 pikë.

Dardanët e kanë siguruar vendin e tretë në grup, pasi Mali i Zi dhe Bullgaria mbyllin grupin me nga 3 pikë. Kujtojmë që Kosova, edhe nëse nuk kualifikohet në këtë fushatë, ka një shans tjetër në muajin mars të vitit të ardhshëm, përmes Ligës së Kombeve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN