MENU
klinika

Disa herë harrohet

Ky është ushtrimi që duhet bërë gjithmonë në palestër

28.11.2019 - 20:14

Nëse vijon të shkosh në palestër edhe në këtë kohë të ftohtë, është një gjë mjaft e mirë. Por nëse nuk shkon akoma, vendose palestrën në listën e gjërave që duhet të bësh në vitin e ri.

Aktiviteti fizik është shumë i rëndësishëm për të qenë i shëndetshëm dhe me energji. Por, shumë prej nesh nuk bëjnë gjithmonë ushtrimet që duhen dhe që janë të nevojshme për t’u bërë në palestër.

Sipas një profesori të aktivitetit fizik, stretching duhet të jetë prioriteti kryesor sapo mbërrin në palestër, por edhe para se të largohesh prej saj. Stretching të ndihmon të ngrohësh muskujt dhe të marrësh më shumë oksigjen.

Kjo mënyrë të ushtruari parandalon lëndimet e muskujve gjatë stërvitjes, lejon të jesh më elastike dhe mbron gjithashtu edhe kockat. Herën tjetër që do të vraposh në palestër, mos harro stretching për të pasur sa më shumë rezultat.