MENU
klinika

Çfarë duhet të bëni?

3 Rregullat e arta për këmbë të mrekullueshme!

27.07.2019 - 19:20

Shumë shpesh femrat janë shumë të shqetësuara me peshën dhe për mënyrën se si duket trupi i tyre.

Kjo vlen sidomos në verë, kur trupi ekspozohet më shumë ,sepse të gjitha duam të dukemi sa më mirë më rroba banje.

Pjesët më problematike të trupit janë të pasmet dhe kofshët dhe nuk është gjithmonë e lehtë të humbësh cm nga këto zona.

kembe perfekte-konica.al
kembe perfekte-konica.al

3 Rregullat e Artë

Nëse doni të hiqni yndyrën e tepërt në kofshë dhe në vithe dhe të humbni peshë, duhet t’i përmbaheni këtyre rregullave:

1. Pini shumë ujë
2. Ulni konsumimin e kalorive
3. Duhet të punoni rregullisht

Sot, fokusi ynë është në rregullin e tretë, pra stërvitjet e dobishme.

Ju nuk do të duhet të shpenzoni para për anëtarësime në palestër, por mund të bëni stërvitjet në komoditetin e shtëpisë tuaj!

Bëni ushtime që ju tonifikojnë kofshët dhe këmbët. Mjafton të kurseni vetëm 12 minuta në ditë për të humbur gjysmë cm në javë.

Një dietë e shëndetshmë,konsumimi i shumtë i ujit gjatë ditës(uji konsiderohet si një tretës universal) dhe nje stërvitje e rregullt do të bëjnë që të jeni gjithomë në formë dhe plot energji.