MENU
klinika

Anëtarësimi në NATO dhe BE

Maqedonia e Veriut po luan rolin e viktimës?!

05.11.2019 - 15:56

Thirrja e fundit për zgjedhje në Maqedoninë e Veriut pas problemeve lidhur me anëtarësimin në Bashkimin Evropian është reflektues i tensionit brenda organizatës mbi zgjerimin nga njëra anë, si dhe konflikteve më të mëdha brenda axhendës imperialiste nga ana tjetër.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev bëri thirrje për zgjedhje parlamentare në vend në prill të vitit 2020 pasi përpjekjet e saj për të caktuar një datë fillestare për bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE) u bllokuan nga Franca.

Sipas raportimeve, në mbledhjen e Këshillit Evropian të mbajtur në 17-18 tetor në Bruksel, udhëheqësit evropian diskutuan hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pas kundërshtimit francez, ata vendosën t’i kthehen çështjes përpara samitit BE-Ballkan Perëndimor të planifikuar për maj 2020 në Zagreb.

Maqedonia e Veriut, nën udhëheqjen e Zoran Zaev, është përpjekur shumë për t’u integruar në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe BE.

Për këtë qëllim, Maqedonia më herët nënshkroi Marrëveshjen e Prespës me Greqinë më 17 qershor 2018, e cila zgjidhte mosmarrëveshjen midis dy vendeve për emrin “Maqedonia”. Pas marrëveshjes, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (IRJM) u bë Republika e Maqedonisë së Veriut. Greqia nuk doli më kundër integrimit të Maqedonisë në BE dhe NATO. Pas kësaj marrëveshje, përfaqësuesit e përhershëm në vendet anëtare të NATO-s nënshkruan një protokoll për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO më 6 shkurt.

Sidoqoftë, kundërshtimi nga Franca ishte një goditje e fortë për qeverinë e koalicionit të Zaev

Ndërkohë, seksionet progresive pohojnë se udhëheqja politike në Ballkan, së bashku me BE-në, janë duke u ushqyer me strategjitë imperialiste të NATO-s në rajon. Partia e re Komuniste e Jugosllavisë (NKPJ) ka organizuar vazhdimisht fushata anti-NATO si pjesë e 20 vjetorit të bombardimit të NATO-s të Jugosllavisë dhe gjithashtu ka dale kundër aspiratave ekspansioniste të NATO-s në rajon.

Partia Komuniste e Greqisë (KKE) ka thënë tashmë që Marrëveshja e Prespës është një dredhi imperialiste nga BE-ja, nën nxitjen e NATO-s, për të fituar udhëheqjen politike të Maqedonisë së Veriut në mënyrë që të çojë më tej ambiciet e NATO-s në Ballkan.

zoran zaev-konica.al

Për momentin, Maqedonia e Veriut është duke u përpjekur të ruajë fytyrën, duke e portretizuar veten si viktimë të BE-së. Zgjedhjet e parakohshme janë shpallur nga qeveria, e cila po pret që të sigurojë mbështetjen e njerëzve duke zhvilluar një fushatë kundër udhëheqjes aktuale të BE-së e cila ka vonuar ndjekjen e ‘qëllimit të tyre përfundimtar’ të anëtarësimit në BE.

Ndërkohë, e majta në vend është më e vetëdijshme për dredhitë e BE-së, së bashku me motivet e vërteta të institucioneve kryesore politike në Maqedoninë e Veriut.

Dimitar Apasiev nga Presidiumi i LEVICA, tha për mediat, “Ne duhet ti bëjmë njerëzit të besojnë se ne si popull mund të mbijetojmë pa Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.

Në emër të Presidiumit të LEVICA, Rexhefi Ismail (Haktan) tha “Refuzimi i BE-së për dhënien e një date fillestare për Maqedoninë ishte gjithashtu një humbje për të gjithë elitat politike në vend. E vetmja ofertë e tyre për popullin e Maqedonisë, ka qenë arritja e dy qëllimeve – anëtarësimi në NATO dhe anëtarësimi në BE. Demonstrimi i një besnikërie ndaj këtyre qëllimeve ishte një tipar i vazhdueshëm i të gjitha qeverive në periudhën post-socialiste pas vitit 1991. Në këtë periudhë, me ndihmën e mediave të financuara nga jashtë, shoqërisë civile dhe intelektualëve, u ndërtua një diskurs gjithëpërfshirës hegjemonik rreth mesazhit se anëtarësimi në NATO dhe BE janë sinonim i prosperitetit dhe stabilitetit.”

Muhammed Shabeer, News Click