Edhe në qoftë se NATO-ja përdor armët bërthamore taktike, ajo ende nuk mund t’i shpëtojë Shtetet e Balltikut nga një pushtim rus.
Një arsye? Pakti i Varshavës, satelitët e Evropës Lindore të perandorisë Sovjetike, nuk mund të mbahen peng më.
Ky është përfundimi i një studimi nga Korporata RAND.
Sipas mendimit të RAND, armët e NATO-s nuk janë një pengesë për Rusinë sepse Evropa do të kishte shumë më tepër për të humbur nga një shkëmbim bërthamor sesa Rusia.
Forcat ruse ka të ngjarë të përparonin shpejt në shtetet e Balltikut, që do të nënkuptonte se armët bërthamore taktike të NATO-s nuk do të godisnin formacionet e përqendruara të trupave, por përkundrazi do të godisnin popullsinë civile, që aleanca supozohet të mbrojë.
Fatkeqësisht, studimi vlerësoi se përgjigjja më e mundshme e Rusisë do të ishte një sulm në pesë bazat ajrore të NATO-s. “Infrastruktura e NATO-s është e ndjeshme, dhe dëmtimi i saj i shkaktuar nga madje edhe një numër i kufizuar i sulmeve bërthamore mund të dëmtojë ndjeshëm aftësitë ushtarake të NATO-s; ndërkohë, Rusia është në gjendje t’i rezistojë sulmeve bërthamore kundër forcave të saj.”
Studimi ilustroi gjithashtu se si kanë ndryshuar strategjitë që nga Lufta e Ftohtë. Në atë kohë, NATO mund të mblidhte forca mjaft të mëdha konvencionale, të mbështetura nga armë bërthamore taktike dhe forcat bërthamore strategjike amerikane.
Por kohët kanë ndryshuar.
Gjatë Luftës së Ftohtë, nëse NATO do të donte të dërgonte një sinjal për Rusinë, ajo mund të hidhte një armë bërthamore në një vend të Paktit të Varshavës pa sulmuar territorin rus dhe duke shkaktuar kështu luftë strategjike bërthamore.
Në fund të fundit, NATO do të duhet të mbledhë forca të mjaftueshme konvencionale sepse armët bërthamore taktike nuk janë një parandalues i besueshëm, përfundoi RAND.
“Edhe nëse vendos të mos kalojë në luftë të përgjithshme ose të zhvillojë një sulm ndaj objektivave në të gjithë Evropën, Rusia mund të vazhdojë sulme të kufizuara ndaj burimeve fitimprurëse ushtarake të NATO-s. Problemi, pra, është se NATO-s i mungojnë forcat konvencionale të kërkuara për të ngadalësuar ose ndaluar përparimin e shpejtë rus.”
Michael Peck, National Interest
Përkthyer dhe përshtatur nga The National Interest/ konica.al