MENU
klinika

Bodybuilding

Një medalje tjetër për “Herkulin” shqiptar

02.11.2019 - 22:04

Kampioni shqiptar i bodybuilding, Arbër Xhemali, ka marrë një tjetër medalje në garat ndërkombëtare. Pas medaljes së argjendit që mori një natë më parë në “Hercules Olympia”, sportisti ynë e ka përsitur këtë sukses.

Xhemali është renditur i dyti edhe në garën që zhvilloi sot në “Due Torri”, duke marrë medaljen e argjendtë. Kështu, kampionit shqiptar i hapet rruga të garojë edhe në “Mister Universe” të botës.

Në fund të garës së sotme, nuk ka munguar sërish flamuri shqiptar, si dhe gjesti i shqiponjës, duke e treguar me krenari se Xhemali vjen nga Shqipëria.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak