MENU
klinika

NBA

Nuk ndalen Denver e Clippers, presion Lakers-ave

27.11.2019 - 11:30

Janë luajtur vetëm dy ndeshje në NBA, por sërish spektakli nuk munguar. Skuadra e Los Angeles Clippers fitoi 114-99 ndaj Dallas, në fushën e këtij të fundit, duke ndjekur hap pas hapi fqinjët e Lakers në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

Ndeshja u dominua dhe u fitua me meritë nga skuadra mike, që gjatë gjithë kohës pati epërsi në fushë. Më i miri për Clippers ishte Leonard me 28 pikë, mbështetur nga George me 26 pikë dhe Williams me 21 pikë.

Mirë është paraqitur edhe skuadra e Denverit, një tjetër pretendente në Perëndim, që mundi 117-104 ekipin e Washington. Vendasit u shkëputën gradualisht nga perioda në periodë, duke e merituar suksesin. Diferencën për Denver e bëri stoli, nga ku erdhën 57 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN