MENU
klinika

Ligue 1, Java 12

Përmbyset PSG, e mposhtin modestët

01.11.2019 - 22:54

Mund të jesh ekip me financa të shëndosha, kampion dhe me yje brenda, por futbolli dhuron edhe surpriza e në fund mund të përmbysesh nga një skuadër modeste.

PSG humbet me vendin e fundit Dijonin në transfertë me rezultatin 2-1. Takimi u dominua nga djemtë e Tuchel që kishte bërë shumë eksperimente i detyruar dhe nga dëmtimet e shumta, por që nuk dhanë rezultat.

Francezët tuan e nisën ndeshjen mirë, pasi shënuan gol që në minutën e 19′ me Mbappe. Djaloshi i artë mori një top të mirë nga Angel Di Maria dhe nuk fali për 0-1.

Pjesa e parë pati një fund të çmendur, pasi u akorduan 6 minuta shtesë të detyruara nga dy zëvendësime për dëmtime të vendasve. Dijoni mori forcë dhe arriti të barazonte në të 45’+6′ me anë të Chouiarit.

Pjesa e dytë nisi aty ku ndaloi e para me gol të Dijonit. Ai shmang mbrojtësit brenda zonës dhe me një gjuajtje mposht Navasin. Portieri nuk reagon mirë, pasi topi i futet mes shalëve në krahun e tij të portës.

Tuchel u mundua të ndryshonte diçka, duke aktivizuar dhe Cavanin së bashku me Icardin, Mbappe dhe Di Maria, por pa efekt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN