MENU
klinika

Ja cilat janë përfitimet!

Pse lëkura juaj ka nevojë për çaj jeshil?

01.11.2019 - 17:58

Konsumimi i çajit jeshil është rekomanduar gjithnjë, tanimë rekomandohet fundi i saj.

E preferoni me bustina apo e zieni të gjithin në çajnik , çaji jeshil i mbetur mund të përdoret mrekullisht për t’u zbukuruar. Ai i jep gjallëri lëkurës, freski dhe përmirëson dukshëm cilësinë e saj (sidomos hidratimin).

  • Çaji jeshil është i pasur në antioksidantë dhe si rrjedhojë:

-Zbeh rrudhat;

-Zbeh poret;

-Detoksikon lëkurën.

  • Çfarë ju duhet:

-1 lugë gjelle çaji jeshil ose matcha pluhur;

-1 lugë gjelle ujë i nxehtë;

-½ lugë gjelle mjaltë.

Udhëzime:

Bashkoni të tri përbërësit në një enë, dhe përzieni mirë masën e krijuar. Pasi të lani fytyrën aplikojeni duke e masazhuar.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe në fund e shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Nëse dëshironi mund t’i shtoni maskës edhe pak tërshërë, për ta bërë si një scrub.

Kjo terapi, në kushtet e shtëpisë, rekomandohet 2-3 herë në javë. Brenda një kohe të shkurtër do të vini re ndryshimet pozitive.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN