Bashkëpunimi grek me Pekinin, ka shkaktuar shumë dyshime në kryeqytetet perëndimore.
Frika u shtua kur ish-kryeministri Alexis Tsipras njoftoi në prill se Greqia do të bashkohet me platformën e bashkëpunimit të udhëhequr nga Pekini “17 +1” të vendeve të Evropës qendrore dhe lindore, përkundër kritikave të BE-së. Masa erdhi më pak se një vit pasi Athina gjithashtu ra dakord të regjistrohej në nismën “Rruga e re e Mëndafshtë”.
“Gjeopolitikisht, partnerët perëndimorë janë të shqetësuar që flirtimi i Greqisë me Kinën mund të dobësojë krahun jug-lindor të NATO-s dhe BE-së”, tha Plamen Tonçev, drejtues i njësisë së Azisë në Institutin e Marrëdhënieve Ekonomike Ndërkombëtare në Athinë.
“Mitsotakis do ta ketë shumë të vështirë t’i bindë ata se Greqia nuk është kali i Trojës. Ai do të duhet të sigurojë që biznesi me Kinën të mos minojë besnikërinë e Athinës në perëndim. ”
Para se të largohej të martën, Xi Jinping bëri një turne për të parë skulpturat që dikur vinin shekullin e V-të në Akropoli, kulmi i vizitës së tij, sipas anëtarëve të delegacionit kinez.
Duke sinjalizuar se diplomacia kulturore do të forconte lulëzimin e marrëdhënieve Sino-Greke, Xi deklaroi se Athina kishte mbështetjen e plotë të Pekinit në fushatën e saj për të marrë përsëri mermeret e Parthenonit nga Muzeu Britanik.
“Jo vetëm që jam dakord por ju gjithashtu keni mbështetjen tonë,” tha presidenti kinez kur u nxit nga homologu i tij grek të merrte një qëndrim për këtë çështje gjatë një turneu në Muzeun e Akropolit.
Greqia u bë aleat i Kinës kundër përpjekjeve të Bashkimit Evropian për të dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut kineze dhe agresionin ushtarak në Detin e Kinës Jugore.
New York Times paralajmëroi pak a shumë një vit më parë se financimet e lëkundshme të Greqisë dhe zemërimi kundër masave shtrënguese të imponuara nga BE do ta çonin Greqinë në orbitën e Kinës.
Qëndrimi diplomatik i Greqisë vështirë se kaloi pa u vënë re nga partnerët e saj evropianë ose nga Shtetet e Bashkuara, të cilat më parë ishin të shqetësuar se Greqia mund të ishte një objektiv; për Rusinë, gjithmonë e etur për të ndarë bllokun.