MENU
klinika

Serie A, java 12

Roma bie në Parma pas 3 fitoreve radhazi

10.11.2019 - 20:05

Ishte një shans për të qëndruar në vendet e kreut, për më tepër që edhe rivalët kanë fituar, por Roma ka humbur 2-0 në Parma, me këtë të fundit që që tashmë mund të shohë për më lart.

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola. Në të dytën, Sprocati ka shënuar golin e avantazhit në 62’. Më pas Roma ka marrë frenat e lojës në dorë, por goli nuk ka ardhur.

Dhe kur nuk shënon, e pëson. Pas një gabimi në mesfushë të miqve, Cornelius në 92’ shkarkon të majtën e tij dhe u jep fitoren vendasve. Nuk ka më lojë, Romës i duhet shumë punë për të hyrë në Champions.