MENU
klinika

Nga Foreign Policy

Rusia nuk është aq e suksesshme sa duket!

19.11.2019 - 16:52

Perëndimi, liberalët dhe konservatorët njësoj duket se pajtohen që Rusia tani po kërkon të jetë përsëri një fuqi e madhe me një shtrirje globale.

Por, sukseset e politikës së jashtme të Rusisë po ekzagjerohen disi.

Fitimet e Rusisë në pjesën tjetër të Lindjes së Mesme gjithashtu janë ekzagjeruar. Moska ka qenë natyrisht aktive në konfliktin në Libi.

Aftësia diplomatike e Rusisë në Izrael, Arabinë Saudite dhe Egjipt ka tërhequr shumë vëmendje, dhe Putin sigurisht që i ka luajtur mirë kartat e tij.

Megjithatë, të gjitha këto vende do të vazhdojnë të varen nga Shtetet e Bashkuara dhe do të jenë shumë më të afërta me Shtetet e Bashkuara. Askush nuk do të bënte pazare me marrëdhëniet me amerikanët, megjithë papërsosmëritë, për opsionin rus.

Në Afrikë, gjërat nuk janë shumë më mirë për Rusinë.

Sigurisht, Putini mbajti një samit me 43 krerët e shtetit afrikan në Soçi në fund të tetorit.

Rusia dëshiron të bëhet një lojtar kryesor në Afrikë, ku, për sa i përket tregtisë dhe investimeve të huaja direkte, prania e saj është në hije nga Shtetet e Bashkuara, Evropa, Kina, Turqia dhe India.

Është e vërtetë që Moska ka patur disa “fitore” në kontinent kohët e fundit, veçanërisht në tregti. Për shembull, importet afrikane nga Shtetet e Bashkuara u rritën vetëm 7 përqind midis 2006 dhe 2016, ndërsa eksportet ranë me 66 përqind. Për Rusinë, ato u rritën përkatësisht 142 përqind dhe 168 përqind.

Rusia ka ecur shumë më mirë kur bëhet fjalë për shitjen e armëve.

Megjithatë, ka shumë vende, me të cilat ‘’marrëdhëniet” e Rusisë “çalojnë”.

Për shembull, aneksimi i Rusisë i Krimesë në vitin 2014 dhe mbështetja e kryengritësve në lindjen e Ukrainës e kanë kthyer vendin – në një armik të betuar.

Tani për tani, Kievi do të jetë nga ana e Perëndimit edhe nëse ëndrra e tij për anëtarësim në NATO duket e pakapshme.

Sigurisht, Rusia ka rëndësi. Një vend me 144 milion njerëz, një milion trupa aktive, rezerva të mëdha të naftës dhe gazit, dhe një vend i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të ketë gjithmonë rëndësi, dhe askush nuk duhet të habitet kur ta shohë këtë vend të kërkojë të plotësuar interesat e tij jashtë vendit dhe në mënyra që sfidojnë Perëndimin.

Thënë kështu, përfitimet strategjike të Moskës dhe fitimet nuk janë aq mahnitëse sa përshkruhen. Për ta kuptuar këtë duhet parë medalja nga të dyja anët.

Nga Foreign Policy

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN