MENU
klinika

Nga The Washington Post

Rusia përsëri do të ndërhyjë në zgjedhje por a është gati SHBA?

17.11.2019 - 20:00

Në vitin 1983, një letër anonime nga një autor që pretendonte se ishte shkencëtar amerikan u shfaq në një gazetë indiane, duke pohuar se virusi HIV që po transmetohej në të gjithë botën ishte një ‘’armë’’ lëshuar nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë disa viteve të ardhshme, pretendime të ngjashme u shfaqën në gazetat e majta në të gjithë botën. Deri në vitin 2005, një studim tregoi se 27 përqind e Afrikano-Amerikanëve ende besonin se HIV ishte krijuar në një laborator qeveritar.

Tani e dimë se këto pretendime ishin pjesë e një fushate masive dezinformimi sovjetik. Dhe sot, metodat e përdorura duken modeste dhe primitive në epokën e Internetit.

Gjatë fushatës zgjedhore 2016, inteligjenca ruse përdori të njëjtën teknikë, të njohur si “pastrim narrativ”, për të injektuar tregimet e saj të preferuara në mediat kryesore amerikane. Në operacionin e dezinformimit të vitit 2016, oficerët e inteligjencës ruse shkuan edhe më tej, duke vjedhur e-maile dhe të dhëna të tjera.

Ka mundësi që këto teknika do të përdoren përsëri. Dhe ne nuk kemi bërë pothuajse asgjë për të luftuar kërcënimin.

Të paktën ne e dimë fajtorin kryesor: agjensia e inteligjencës ushtarake të Rusisë, GRU.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të SHBA në vitin 2016, operativët GRU përdorën WikiLeaks dhe personazhe të rreme (“DC Leaks” dhe “Guccifer 2.0”) për të shpërndarë emailet e hakuar.

Edhe pse është e vështirë për të matur efektet tamam, GRU ishte padyshim i suksesshëm në ndryshimin e mënyrës se si amerikanët flisnin për dy kandidatët në atë kohë.

Siç zbulon grupi ynë i të dhënave, rusët tani po i përsosin këto teknika në të gjithë botën, kryesisht për të formuar diskursin publik mbi tema me interes gjeostrategjik për Rusinë, siç është lufta civile në Siri. Siç përshkruhet në raport, agjentët e GRU krijuan një shumëllojshmëri të identiteteve të rreme.

Megjithatë, platformat e mediave sociale duhet të keë shumë më tepër burime njerëzore. Në industrinë e teknologjisë gjithashtu mungon një organ koordinues zyrtar për të mundësuar bashkëpunimin midis kompanive me demokracitë; krijimi i një organizate të pavarur për ta bërë këtë duhet të jetë një përparësi.

Mediat tradicionale dhe ato sociale ndërthuren në një mënyrë që e bën të vështirë diktimin dhe ndalimin e përhapjes virale të propagandës, dhe nuk ka asnjë mënyrë të thjeshtë për tu mbrojtur nga këto lloj “masash aktive”.

Vëmendja në betejën kundër dezinformimit duhet të përfshijë edhe organizatat tradicionale të mediave. Redaktorët dhe reporterët duhet të mendojnë se si do të reagojnë ndaj këtyre situatave, në vend që të improvizojnë reagime.

Shumë amerikanë janë duke pritur që gazetarët të ndihmojnë vendin tonë në një epokë të erozionit demokratik dhe lajmeve të rreme. Gazetarët mund të kenë sukses në atë mision nëse shmangin vetë bërjen e padëshiruar të dezinformatave.

Shpresojmë që gjetjet tona të rrisin ndërgjegjësimin për kërcënimin dhe t’i ndihmojnë ata të përgatiten për veprime të tilla në vitin 2020.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”