26.11.2019 - 18:23
Kur dridhesh ti
Ne s’bajmë gjumë Shqipni
Se tutemi po vdes
E rrajë jetimash mbesim
Të duem edhe kur vërshohesh
Ujnash
Edhe kur digjesh
Zjarresh
Edhe kur mallkohesh nesh
Kur luhatesh
Dridhesh e përkundesh
Tërmetesh
Si zogj t’futemi n’gji
E lutemi
Vetëm ti t’mos vdes
Ne
S’bajmë gjumë kur ti dridhesh
Se veç Ty t’kemi Shqipni
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Për t'u mbajtur mend nga Çajupi
‘O shokë, ç’u prish dynjaja’, poezia që mbetet aktuale
Agolli, poeti i tokës, njeriut dhe... vdekjes.
“Ç’t’i bësh! S’më rrihet pa shkrepur një varg”
MARTHA RIVERA GARRIDO
‘MOS U DASHURO’
Premierë në Suedi