MENU
klinika

NBA

Surprizat, bien kampionët dhe nënkampionët

03.11.2019 - 11:35

Nuk ka favoritë këtë sezon në NBA. Nënkampionët e Golden State kanë pësuar një disfatë të turpshme në shtëpi me Charlotte, në shifrat 87-93.

Humbja e 5 ketë sezon për Warriors, që tashmë e shohin veten në fundin e renditjes dhe larg zonës së play-off në Konferencën e Perëndimit, ku kryesojnë Lakers.

Edhe kampionët e Toronto Raptors janë thyer në fushën e Milwaukee Bucks, 115-105. Antetokounmpo shënoi plot 36 pikë për vendasit, duke treguar formën e mirë.

Në Konferencën e Lindjes kryeson Philadelphia, që ka marrë 5 fitore në 5 ndeshje, si asnjë skuadër tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN