MENU
klinika

Pritet shpërthimi i birit të Michael Schumacher

6 vjet nga aksidenti, Mick Schumacher bëhet gati…

30.12.2019 - 13:07

Më 29 dhjetor 2013, Michael Schumacher pësoi aksidentin tragjik me ski dhe sot e kësaj dite ndodhet në gjendje kome. Kanë kaluar 6 vjet nga aksidenti, legjendës së Formula 1 që ende ndodhet në fazë rehabilitimi.

Ndërkohë që e gjithë bota vazhdon të mbështesë e inkurajojë 7 herë kampionin e botës, në pistat e garave me makina ka nisur të shkëlqejë djali i tij, Mick Schumacher, që aktualisht garon në Formula 2 me makinën italiane Prema.

Menaxherja e njohur e Michael Schumacher, Sabine Kehm, tashmë ka marrë në dorë karrierën e djalit të tij, Mick, të cilin po e promovon:

“Jam e sigurt se Mick do të garojë në Formula 1. Ndoshta në vitin 2021, kur hyjnë në fuqi edhe rregullat e reja. Kalimi i tij do të ndodhë herët a vonë dhe jo vetëm kaq.

Jam e bindur se Mick do të tregojë se vlen po aq sa babai i tij. Mick ka në genet e tij të njëjtën aftësi pilotimi si Michael, po punon shumë dhe do të bëhet kampion bote si babai i tij”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Djali i legjendës Michael Schumacher

Pronari i Formula 1 i hap derën Mick Schumacher…