MENU
klinika

Festivali Europian i Filmit

Berlini pret emrat e mëdhenj të kinemasë

05.12.2019 - 17:29

       Çmimet e Festivalit Europian të Filmit, do të ndahen në Berlin. Ky eveniment i rëndësishëm i ekranit të madh, daton në vitin 1988, kohë kur ende nuk kishte rënë muri i Berlinit. Në atë vit, një grup autorësh kinemaje, emra prestigjiozë europianë dhe anëtarë të Akademisë Evropiane të Filmit bashkuan forcat për të mbrojtur kinemanë e pavarur evropiane.

Kështu nisi “European Film Awards”, ku çdo vit nominojnë filmin, aktorin, aktoren, regjisorin më të mirë evropian, etj.

 

Në krye të nominimeve për filmin dhe regjinë më të mirë, është regjisori italian Marco Belloçhio, me filmin, ‘Il Traditore’, ku trajtohet historia e të penduarit të Cosa Nostra, Tommaso Buscetta, film që do të përfaqësojë Italinë për “Oscar 2020”.

Tjetër film është “The Favorite”, me regjinë e artistit grek, Yorgos Lanthimos.

Një prodhim britanik, me kastin e përbërë nga gra, duke përfshirë Emma Stone e Rachel Weisz. Aktorja Olivia Colman, si mbretëresha Anne, në një rol që tashmë e ka fituar “Oskar” këtë vit, për aktoren më të mirë.

 

Filmi është një dramë-komedi në lidhje me lojërat e pushtetit midis dy grave të mbyllura në një betejë, për t’u bërë zonja e pritur e mbretëreshës Anne.

“J’acuse”, nga regjisori Roman Polanski, do të nominohet, por duket se filmi do të vuajë polemikat rreth përmbajtjes. Jean Dujardin, i cili tashmë ka një “Oscar”, për “The Artist”, është një nga të preferuarit për çmimin “Aktori më i mirë”.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit