MENU
klinika

Bundesliga, java 17

Borussia Dortmund përmbyset në fund

20.12.2019 - 22:24

Borussia Dortmund i ka bërë një mbyllje të keqe vitit, duke humbur 1-2 në fushën e Hoffenheim. Një rezultat negativ që mban verdhezinjtë në vendin e katërt.

Golin e parë e ka shënuar Gotze në minutën e 17’, pas një pasimi diagonal në qendër zonës nga Hakimi. Ndeshja pati edhe shumë episode të tjera.

Për të ardhur në minutën e 79’, kur vendasit barazojnë me Adamyan. Minutat e fundit ishin shumë të luftuara dhe për pasojë vjen edhe goli i dytë nga Kramaric për Hoffenheim.