MENU
klinika

Trajneri zviceran

Challandes, personazhi i vitit në Kosovë

24.12.2019 - 21:15

Trajneri, zvicera Bernard Challandes është shpallur “Personaliteti i vitit 2019”  në Kosovë sipas votave të publikut. Sporti ka lënë pas figura të politikës.

Tekniku i përfaqësueses së Kosovës ka transformuar 180 gradë skuadrën, duke e bërë që mbarë Europa të flasë për të, duke i çmuar për futbollin e bukur, shpirtin luftarak dhe entuziazmin.

“Është një vlerësim i jashtëzakonshëm. Është një mirënjohje e madhe. Por, këto vlerësime të tilla të japin dhe përgjegjësi shtesë. I gjithë vendi pret që të kualifikohemi për fazën finale të kampionatit të ardhshëm. Ne nuk kemi arritur akoma aty.

Por asgjë nuk është e thjeshtë. Në të njëjtën kohë është sfidë dhe shpresë e madhe. Kemi të drejtë të besojmë në shanset tona. Qershia mbi tortë do të ishte po të kualifikoheshim ne me Rumaninë dhe të luanim në fazën finale me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë”, –  u shpreh Challandes..

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN