MENU
klinika

Moti i keq 'pushton' Vlorën

Dallgët dëmtojnë anijet e peshkimit në Radhimë

24.12.2019 - 10:08

Moti i keq në Vlorë ka krijuar probleme tek mjetet e peshkimit.

Si pasojë e përplasjes nga dallgët në Radhimë janë dëmtuar disa anije e gomone.

Bëhet me dije se si pasojë e furtunës disa nga mjetet e lundrimit që përdoreshin nga peshkatarët janë marrë nga dallgët e detit.

Ndërkohë pronarët e këtyre varkave kanë shkuar në portin e Radhimës dhe kanë tërhequr mjetet lundruese jashtë ujit.