MENU
klinika

“Gëzuar Sandri!”

Dashnor Diko reagon pas arrestimit të Aleksandër Gjokës

27.12.2019 - 15:36

Këngëtari Dashnor ka reaguar në mbrojtje të kolegut dhe mikut të tij Aleksandër Gjoka, i cili disa ditë më parë u arrestua nën akuzën e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Dashnor Diko thotë se jeta e një artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetër, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri.

Ai shkruan se këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe.

“Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo s’do të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa që të bëhesh lajm. Nuk dua të bëj avukatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri.

Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon… Prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe s’ka për tu bërë kurrë.

Këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe. Gëzuar Sandri…jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keqë kujt”– shkruan Dashnor Diko në rrjetet sociale.

Kujtojmë se këngetari u arrestua me 23 dhjetor rreth orës 00:15 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Një ditë më pas Gjykata e Tiranës dha vendimin në favor të Gjokës, duke e liruar atë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rrëfehet Aleksandër Gjoka

“Kam pirë 3 autobotë me alkool!”

”Më mbuluan me lekë fierakët”

Sandër Gjoka: Ja ngjarja e pazakontë e vitit ’90