MENU
klinika

Sukseset dhe sfidat e qeverisë

“Dorëheqja ime testoi Kosovën”, Haradinaj bën bilancin

24.12.2019 - 08:50

Kryeministri ende në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një postimi në ‘Facebook’ i është rikthyer vendimit të tij të dorëheqjes nga kjo detyrë. Ai theksoi se ky vendim testoi Kosovën.

Teksa ka renditur disa nga sukseset, apo dhe sfidat e qeverisë që ai drejtoi, në pritjen e fundvitit, kryeministri evidentoi edhe disa nga mësimet që ka nxjerrë.

  • MESAZHI I HARADINAJT

“Në pritjen e fundvitit të organizuar nga Zyra e Kryeministrit përmbyllëm një vit me suksese, sfida, e dhimbje.
Unë poashtu isha i sfiduar me ftesën e papritur në moment kritik. Dorëheqja ime testoi Kosovën për të dëshmuar se demokracia jonë është stabile dhe se në kohë krizash vendimmarrja i kthehet sovranit.


➢ Sukseset:
1. Ushtria e Kosovës po konsolidohet në ushtri inteligjente me standarde të NATOs;
2. Kosova ka arritë pavarësinë energjetike dhe Trepça është gati për investime;
3. Investitori i parë strategjik SOËI + Parku ITP – me Gjermaninë;
4. Shtrirja e sundimit të rendit dhe ligjit edhe në Veri të vendit;
5. Transparencë e plotë në qëndrime politike, vendime dhe qasje në dokumente zyrtare – tani më është bërë ndryshimi duke instaluar kulturën qeverisëse me llogaridhënie të plotë.
➢ Sfidat
1. Injorimi i arritjeve të Kosovës drejt liberalizimit të vizave për arsye politike nga BE;
2. Rikthimi i dialogut në binarë – dialog mes shteteve e jo dialog për nënshtrim – Kjo logjikë duhet të vazhdojë deri në njohje reciproke në kufijtë ekzistues pa vonesa e sfida artificiale;
3. Mbajtja e taksës 100% e cila nuk e pengon reciprocitetin. Tentimet për Minishengen dhe reciprocitet bëhen për të hequr taksën dhe nënshtruar Kosovën. Orientimi i Kosovës është drejt BE-së e jo drejt izolimit rajonal. Drejt NATO-s e jo Rusisë.
4. Keqpërdorimi i ndjenjave fetare për përfitime gjeopolitike është i rrezikshëm dhe ne duhet të jemi bashkë në luftimin e kësaj.
➢ Dhimbje:
1. Tërmeti në Shqipëri na goditi të gjithëve pa dallim.
2. Sulmet terroriste anembanë botës e qytetarëve të lirë i përjetuam rëndë. Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-ve dhe aleancës globale kundër terrorizmit.
➢ Krenari:
1. Sukseset e rinisë së Kosovës në sport e kulturë kanë mahnitur botën.
➢ Mësimet nga ky vit:
1. Kur jemi unik jemi më të fortë – bashkë në tema nacionale.
2. Kalkulimet për një grusht votash nuk e bëjnë shtetin.
Ju uroj festat e fundvitit! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja, Zoti e Bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë