MENU
klinika

Carabao Cup

Dy ekipet e Manchesterit në gjysmëfinale

18.12.2019 - 22:53

Pas Aston Villa-s një natë më parë, janë mësuar edhe tre skuadrat e tjera gjysmëfinaliste të Carabao Cup. Manchester City fitoi 3-1 në fushën e Oxford, ndërsa United mposhti 3-0 në shtëpi Colchester.

Të besuarit e Pep Guardiola-s kanë bërë detyrën ndaj skuadrës inferiore, duke mos lejuar të ketë asnjë surprizë. Ishte Cancelo ai që ka zhbllokuar rezultatin me golin e parë me fanellën e City-t.

Taylor ka barazuar përkohësisht për vendasit pas pushimit, por Sterling kalon sërish në avantazh të tijtë. Sulmuesi i përfaqësueses angleze ka shënuar dy gola në 20 minuta, duke vulosur fitoren dhe kualikimin për miqtë.

Ndërsa Manchester United i ka realizuar të 3 golat në pjesën e dytë, në harkun kohor të 10 minutave. Rashford në 51’, një autogol në 56’ dhe Martial në 61’ zgjidhën gjithcka për vendasit.

Ndeshja e tretë mes Everton dhe Leicester përfundoi 2-2, ndaj ishin penalltitë ato që përcaktuan gjysmëfinalistin. Leicester kalon më tej falë portierit Schmeichel.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak