MENU
klinika

Maqedonia e Veriut

Dy të tretat e qytetarëve pro hyrjes së vendit në NATO

09.12.2019 - 19:50

Më shumë se dy e treta e qytetarëve do të votonte për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO nëse nesër do të mbahej një referendum për ketë çështje.

Ky është rezultati anketës që ‘Detektor’ e përpunoi me Institutin për Hulumtime Politike Shkup. Sipas këtij hulumtimi, 67.3% e të anketuarve do të japin përkrahje në anëtarësimin në NATO, 14.6% thonë se janë kundër dhe 18.1% nuk kanë përgjigje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Anëtarësimi në NATO sipas 47.5% të qytetarëve do të sjellë investime në ekonomi, kurse 30.8% e qytetarëve nuk presim përfitime nga anëtarësimi. Më shumë se gjysma e qytetarëve, apo 50.5% presin që me hyrjen në NATO do të rritet siguria në shtet ndërsa 28.8% nuk i kanë ato pritje.

Sipas përkatësisë etnike, shqiptarët janë ata që me shumicë presim siguri më të madhe me anëtarësimin në NATO, apo 66.1% e të anketuarve, ndërsa maqedonasit që presim siguri janë 45.8%.  Shumica e qytetarëve janë të mendimit se Maqedonia s’ka buxhet dhe kapacitet ta përballojë anëtarësimin në NATO