MENU
klinika

Këngëtarja sqaron gjithçka

Eneda i ka dhënë fund miqësisë me Fifin?

26.12.2019 - 11:42

Fifi dhe Eneda Tarifa ishin dy pretendetet për të fituar “Këngën Magjike”, por kjo e fundit u shpall fituese.

 Pas përfundimit të Këngës Magjike, u përfol shumë se miqësia mes Enedës dhe Fifit nuk ishte më njësoj, por asnjëra nga të dyja nuk e ka pohuar, por as mohuar këtë fakt, të paktën deri më sot.
Image result for eneda tarifa fifi
Eneda Tarifa e ftuar këtë të mërkurë në “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel është pyetur pikërisht për këtë gjë, e cila i ka mohuar këto fjalë.
“Unë po them që asgjë nga këto nuk është e vërtetë. Unë dhe Fifi bëmë party, after-party dhe after-after-party dhe të nesërmen u zgjuam shumë vonë. Jemi shumë cool me njëra-tjetrën”, është shprehur Eneda Tarifa.Ndër të tjera ajo ka treguar edhe këngën e saj të preferuar në “Këngën Magjike”, e cila është kënga e Marsela Çibukaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Është dedikim për dikë, sigurisht...”

Dedikim? Fifi zbulon për kë ishte “Marova”