Një nga arsyet më të shpeshta pse njerëzit gërhasin në gjumë është mbipesha.
Kilet tuaja të tepërta jo vetëm që bezdisin partnerin kur ju gërhisni, por nuk i bëjnë mirë shëndetit tuaj në përgjithësi. Ushtrimet e rregullta dhe regjimi ushqimor janë dy gjëra të cilat ju ndihmojnë të zbrisni kilogramët e tepërt. Një tjetër mënyrë për të përshpejtuar këtë proces është të konsumoni lëngje frutash dhe perimesh.
Intensiteti i të gërhiturit do të zvogëlohet dukshëm nëse kilet tuaja zhduken.
Prodhimi i tepërt i mukusit është një tjetër arsye pse ndodh ose përkeqësohet të gërhiturit. Për të shpëtuar nga ky prodhim, duhet të stabilizohet prodhimi i tepërt i mukusit.
-2 karota
-2 mollë
-1 copë xhinxher
-Lëng limoni
Hidhni përbërësit në mikser dhe përgatisni lëngun. Pijeni para gjumit dhe mundësisht 3 herë në ditë për rezultate të menjëhershme. Tani s’do të prishni më gjumin e familjarëve tuaj.