MENU
klinika

Botërori i Klubeve

Gol në limit, Liverpool kalon në finale

18.12.2019 - 20:25

Liverpool ka kaluar në finale të Botërorit të Klubeve, eveniment që po zhvillohet në Katar. Kampionët e Europës kanë fituar 2-1 ndaj meksikanëve të Monterrey.

Liverpool e nisi mirë ndeshjen, pasi në 12’ shënon me Keita, pas pasimit të Salah. Megjithatë, avantazhi do të zgjaste vetëm 2 minuta, pasi në 14’ Funes barazon shifrat dhe 1-1 mbyllet pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte e hapur. Vërtet Liverpool mori më shumë iniciativa, por në krahun tjetër meksikanët kanë kundërsulmuar rrezikshëm dhe vetëm fati i ka ndihmuar anglezët.

Kur u mendua se ndeshja u mbyll në barazim, Firmino, i sapofutur në fushë, në 91’, ndëshkon Monterrey. Liverpool kalon në finale, ku në fundjavë do të përballet me Flamengon.