MENU
klinika

Po në festën e saj?

Hana mbushi 1 vjeç dhe Mozzik nuk është prezent

18.12.2019 - 13:45

Ditën e sotme vogëlushja e Loredanës dhe Mozzik, feston ditëlindjen.

Hana mbush 1 vjeçe dhe në një ditë si kjo ajo ka marrë urimet më speciale nga prindërit e saj.

Loredana e uroi të bijën nëpërmjet një postimi në Instagram, ku tregonte për gjithë vitin që la pas.

Nga vdekja e të atit deri tek ndarja nga Mozzik. Megjithatë teksa numëronte gjërat e këqija që i ndodhën, ajo tregonte se mbi të gjitha ky vit ishte i bukur sepse Hana erdhi në jetë.

Pas këtij urimi ka ardhur edhe urimi i Mozzik, i cili ka postuar në Instastory një foto të vogëlushes dhe në të shkruan: “Sa shpejt shkoi 1 vit. Urime vajza ime ditëlindjen tënde.

Ti sot nuk më kupton mua në këtë urim sepse ende je e vogël… por kur do rritesh dashtë Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj gjithë të mirat e jetës. Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës. Të don babi yt i sinqertë”.

Festa e ditëlindjes së parë të Hanës do të organizohet këtë të dielë dhe nuk dihet nëse Mozzik do të jetë prezent.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kam ndjerë shumë urretje!”

Loredana flet pas lajmit të ndarjes me Mozzik