MENU
klinika

NBA

Houston thyen kampionët, “shpërthen” Denver

06.12.2019 - 10:44

Pas humbjes në kohës shtesë me San Antonion (ndeshja mund të përsëritet pas një gabimi teknik të gjyqtarit), skuadra e Houston fitoi 119-109 ndaj kampionëve të Torontos.

Një përballje e fortë mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse, por teksanët nuk falin, duke fituar me 10 pikë diferencë.

Miqtë e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, ku u dallua McLemore, autor i 28 pikëve, mbështetur nga Harden me 23 pikë e Westbrook me 19. Për Toronto u dallua Siakam me 24 pikë, por që mbetën për statistikë.

Pas kohës shtesë fiton Phoenix, që mundi 139-132 New Orleans, ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione. Booker realizoi 44 pikë, duke qenë më i miri për Suns.

Fiton edhe Washington, që mundi 119-113 Philadelphia, sfidë ku diferencën në parket e bënë Hachimura me 27 pikë e Beal me 26. Denver, falë një loje të mirë kolektive (8 lojtarë mbi 10 pikë), mundi 129-92 New York.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN