MENU
klinika

NBA

Kryesuesit nuk falin, Boston përmbys Miamin

05.12.2019 - 10:58

Kryesuesit në dy konferencat e NBA nuk kanë të ndalur, duke vijuar me sukseset. Skuadra e Lakers vazhdon të dominojë renditjen në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 121-96 ndaj Utah Jazz jashtë fushe.

Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, që triumfuan falë Davis, autor i 26 pikëve dhe James, 20 pikë e 12 asist. Një moment të mirë po kalon edhe skuadra e Dallas, që fitoi 121-114 ndaj Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 112-93 Miami, ndeshje me dy pamje. Miami dominoi në pjesën e parë (Butler 37 pikë), ndërsa në të dytën vjen rikuperimi i Celtics, me Brown (31 pikë) e Walker (28 pikë).

Indiana mundi 107-100 Oklahomën, ndeshje ku u dallua Warren me 24 pikë, ndërsa Orlando mundi 128-114 Phoenix, falë 32 pikëve të Gordon.

Në Lindje vijon të dominojë skuadra e Milwaukee, që mposhti 127-103 Detroit, me të zakonshmin Antetokounmpo që realizoi 35 pikë, lider në fushë për Bucks.

Skuadra e Chicago, falë 25 pikëve të LaVine, mundi 106-99 Memphis, ndërsa Brooklyn “hoqi qafe” Atlantën, duke fituar 130-118 (Temple 27 pikë e Dinwiddie 24 pikë).