MENU
klinika

Bundesliga, java 16

Jo më kot kryeson, Leipzig ndal Dortmund

17.12.2019 - 22:25

Pretendentët në Bundesligë ndalin njëri-tjetrin dhe nga kjo mund të përfitojnë rivalët. Dortmund-Leipzig ka prodhuar plot 6 gola, por në fund është fiksuar rezultati 3-3.

Dortmund bëri një pjesë të parë të mirë, duke realizuar dy gola. Në 23’ Weigl shënoi golin e parë, ndërsa në 34’ Brandt dyfishon shifrat. U krijua përshtypje që Dortmund do të fitonte me lehtësi.

Por me të nisur e dyta, Werner ngushton në 2-1, ndërsa në 53’ po Werner barazon shifrat. Megjithatë, vendasit i kthehen avantazhit vetëm dy minuta më pas me Sancho.

Ndeshja ishte e hapur dhe miqtë barazojnë në 78’ me Schick. Edhe minutat e fundit ishin të luftuara, por nuk pati më gola. Natyrisht, një pikë me vlerë për miqtë.

Në ndeshjet e tjera u dhanë këto rezultate: Augsburg-Dusseldorf 3-0, Union Berlin-Hoffenheim 0-1 dhe Werder Bremen-Mainz 0-5. Ndeshjet e tjera ta javës 16-të luhen nesër.