Një ndeshje spektakolare në boksin e peshave të rënda, që si rrallëherë kohët e fundit ka përfunduar me 12 raunde, ku fitues është shpallur Anthony Joshua.
Britaniku ka fituar me pikë në revanshin ndaj Andy Ruiz që është zhvilluar në Arabinë Saudite dhe është kthyer kampion bote i peshave të rënda me vendim unanim 118-110, 119-109, 119-109.
Anglezi ka përdorur një strategji të suksesshme, duke mos rrezikuar thuajse në asnjë moment ndaj Ruiz. Anthony Joshua ka bërë një ndeshje të zgjuar, duke i qëndruar larg kundërshtarit dhe duke përdorur të majtën për ta mbajtur në distancë.
Ruiz e ka pasur shumë të vështirë t’i afrohet, por sa herë që ka qenë në gjendje ta godasë, ka treguar se sa i rrezikshëm që është. Strategjia e zgjedhur nga Joshua i ka dhënë fitoren me pikë, ai ka arritur ta godasë më shumë kundërshtarin, duke u goditur më pak vetë.
Anthony Joshua is frustrating Andy Ruiz Jr with his superior jab#RuizJoshua2 #AJRuiz2 pic.twitter.com/mI9xJfEDm0
— MMA India (@MMAIndiaShow) December 7, 2019