MENU
klinika

“Earthquake in Albania”

Konkursi mirëpret artistët botërorë

05.12.2019 - 14:26

      Tërmeti me pasoja fatale që goditi Shqipërinë javën e kaluar, ka lënë gjurmë të thella në vetëdijen kolektive dhe jo vetëm. Piktori Agim Sulaj, i njohur për veprat e tij me temë emigrimin, ka ftuar artistët në botë të marrin pjesë në një ekspozitë kushtuar konkretisht kësaj fatkeqësie natyrore. Mbi 100 karikaturistë të njohur në botë, janë përgjigjur me pjesëmarrjen e tyre.

Piktor dhe karikaturist, Agim Sulaj, në veprat e tij trajton shpesh temat shoqërore dhe së fundmi është solidarizuar me qytetarët e prekur nga tërmeti në Shqipëri. Ai ka ndërmarrë nismën, duke ftuar artistë nga e gjithë bota, për të qenë pjesëmarrës në një ekspozitë me temë “Earthquake in Albania”, për tërmetin në Shqipëri.

“Këto ditë në Shqipëri ishte një tërmet me shumë viktima dhe dëme, me mirësi ju ftoj të ndani kohën tuaj të çmuar dhe të më dërgoni një punim me këtë temë”, – kështu i ka ftuar ai artistët.

Ftesa është e hapur për të gjithë, si: karikaturistë, ilustrues, piktorë dhe dizajnerë. Numri i pjesëmarrësve nuk është i limituar.

Janë mbi 100 karikaturistë të njohur në botë, të cilët i janë përgjigjur ftesës për pjesëmarrje. Ndërkohë, afati i dorëzimit të punimeve nga artistët, vijon deri më 6 dhjetor 2019.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit